Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Debat i ashpër mes Liridon Kozhanit e Ramiz Krasniqit

Gazeta10
05 Maj 2024 - 23:31

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme për futbollin kosovar.

Në studion e emisionit “Kampionët” janë të ftuar ish-nënkryetari i Ulpianës, Liridon Kozhani dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ramiz Krasniqi.

Ndonëse potencuan se nuk e njihnin njëri-tjetrin më herët në aspektin personal, debati shumë shpejtë kaloi në personale dhe u bë shumë i ashpër mes kësaj dyshe.

Akuzat i pari i hodhi Kozhani, i cili akuzoi Ramiz Krasniqin për kurdisje të ndeshjes në vitin 2011, gjersa ky i fundit i habitur iu përgjigj menjëherë.

“Nuk ka asnjë shancë që kjo është e vërtetë. Mund të pyesësh çdo futbollist timin të asaj kohe, mund ta vërtetojnë këtë. Kjo çka po flet ti është shpifje, dhe të them kujdes se çka flet, sepse ti je i vogël për mua” – i tha fillimisht Krasniqi.

Përgjigje të shpejtë pati edhe Kozhani, i cili u shfaq edhe pak më i ashpër.

“Kujdes trajner ti se çka flet në drejtim me mua, mos ofendo sepse unë mund të hyjë edhe më thellë”- tha Kozhani.

Në momentin kur analisti i emisionit “Kampionët”, Bekim Isufi tentoi të rikthejë paqen mes dyshës, Kozhani ishte kundër.

“Nuk i kërkoj falje trajnerit, pa më kërkuar ai, sepse ai e nisi në personale, në mungesë të argumentit” – tha Kozhani.

Me ironi, Krasniqi ‘lavdëroi’ Kozhanin, duke i thënë se nuk paska parë asnjëherë këso njeriu me inteligjencë si të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.