Paris Saint-Germain do të luajë këtë të martë në transfertë përballë Arsenal, sfidën e dytë të këtij sezoni të Champions League. Megjithatë situata te parizienët nuk është e qetë para supersfidës.
Siç raportohet nga Franca, ka pasur një debat të fortë mes trajnerit Luis Enrique dhe sulmuesit Ousmane Dembele. Gjithçka ka ndodhur pas sfidës me Rennes, ku tekniku spanjoll dhe francezi kanë debatuar ashpër.
Kjo ka barë që Enrique ta përjashtojë Dembelen nga ekipi për ndeshjen e Champions League ndaj Arsenal. Nuk dihet ende si do të shkojnë gjërat mes tyre, teksa pritet një vendim përfundimtar për ndeshjet e ardhshme.