
Debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me panelistët e emisionit “Politiko”, Halil Matoshi dhe Fidan Rama, ka shënuar interesim të jashtëzakonshëm nga publiku.
Vetëm pak minuta pas nisjes së emisionit, debati ka thyer rekordin e shikueshmërisë, duke grumbulluar 170,390 shikues njëkohësisht vetëm në platformën YouTube.
Interesimi i madh vjen pasi kjo është një nga paraqitjet e rralla të Kurtit në një debat të drejtpërdrejtë me analistë politikë pas gjashtë vitesh në pushtet.