Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Debati për antikorrupsionin dhe drejtësinë, Basha: LDK e PDK ndoshta po tuten!

Gazeta10
22 January 2025 - 20:18

 Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në debatin e së mërkurës, kur edhe po diskutohet për antikorrupsionin dhe drejtësinë.  

Basha ka thënë se nuk është hera e parë që opozita ikën nga debatet, ndërsa ka theksuar se arsyeja e mospjesëmarrjes së tyre është “frika” nga ballafaqimi.

“Kjo s’është hera e parë. Në dy debatet e fundit që kanë të rëndësisë së lartë që kanë qenë në Kuvendin e Republikës, debati për katërvjeçarin që s’kanë marrë pjesë opozita dhe gjithashtu debati për buxhetin. Nuk është hera e parë që ikin prej debateve”, ka thënë Basha.

“Edhe ju s’e keni lënë keq ikjen e debateve nëpër televizione”, ka thënë moderatori, Kushtrim Sadiku.

Megjithatë, Basha ka thënë se VV asnjëherë nuk i ka ikur debatit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.