Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Debati për shëndetësinë, Tahiri: Nuk po kemi me kand me fole, po folim vetmeveti

Gazeta10
18 November 2022 - 16:11

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e shëndetësisë, raporton Gazeta10.

Ai ka përmendur problemin e stendave duke thënë se shumë qytetarë janë duke pritur për trajtim.

“Sot Kosova i ka dy mijë qytetarë që presin me pasë trajtim për stenda”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se ministri i shëndetësisë ka dhënë dorëheqje dhe se sot është në krye të ministrisë një ushtrues detyre.

“Ministri jonë i shëndetëisë nga 6 tetori dha dorëheqje dhe cila është gjendja sot?, pa ministër, me një ushtrues detyre”, ka thënë ai më tej.

Më tej, ai ka thënë se mungesa e një ministri po ndikon edhe në debatin paralamentar meqë nuk po ke me kë të diskutosh.

“A po e shihni sot, nuk po kemi me kand me fole po folim vetmeveti”, ka thënë ai.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.