Gazeta10

Dëbohet kosovari i cili jetonte në Gjermani nga viti 1989

Përveç që kishte mbajtur burg për tregti droge, babai i divorcuar i katër fëmijëve të rritur nuk ishte integruar në shoqërinë gjermane.

Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it. Gjykata Administrative në Göttingen dhe Gjykata e Lartë Administrative e Saksonisë së Ulët në Lüneburg kanë konfirmuar dëbimin e urdhëruar më parë nga qarku në fjalë.

Kosovari jeton në Gjermani që nga viti 1989 dhe kishte aplikuar pa sukses për azil, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative të Göttingenit, transmeton albinfo.ch. Së fundmi ai ka vuajtur një dënim me gjashtë vjet burg për trafik droge.

Në bazë të një raporti që vërtetonte se i dënuari kishte një prognozë pozitive sociale, ai ishte liruar në fillim të shtatorit të vitit 2023, shkruan ndr.de. Por, sipas gjykatës, rrethi e ka vlerësuar këtë raport si të pasaktë.

Gjykata thotë atë që e konfirmojnë edhe autoritetet se babai i divorcuar i katër fëmijëve të rritur gjermanë nuk ishte integruar në shoqërinë gjermane. Ai po kështu paraqet rrezik për krime të mëtejshme, përcjell albinfo.ch. Prandaj qarku ka urdhëruar dëbimin e tij në Kosovë.

Padia e personit në fjalë kundër këtij vendimi tani ka dështuar. Sipas një zëdhënësi të gjykatës, vendimi është ligjërisht i detyrueshëm./Albinfo

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube