
Arsenali duket se e ka fituar garën për transferimin e mesfushorit dhe kapitenit të West Ham Unitedit, Declan Rice.
Kështu kanë shkruar mediumet angleze të enjten.
“Revolveristët” pritet të shpenzojnë rreth 117 milionë euro për transferimin e yllit të West Hamit, që me këtë skuadër triumfoi në Ligën e Konferencës në këtë edicion.
Për shërbimet e Riceit interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu e Manchester Unitedi.
Rice 24-vjeçar e nisi karrierën e të rinjtë e Chelseat, e më pas kaloi nëpër të gjitha grupmoshat zinxhirë të West Hamit.
Në nivel përfaqësuesesh, Rice ishte pjesë e Irlandës. Madje pati tri paraqitje për Irlandën me ekipin senior, para se të kalonte te Anglia.