Barcelona i ka besuar ish-futbollistit të saj, Decos postin e drejtorit sportiv.
Deco vjen te Barcelona në këtë drejtim, pak kohë pasi Mateu Alemany dha dorëheqje nga ky post.
Përveç Alemanyt, edhe anëtari tjetër i bordit drejtues të ekipit katalunas, Jordi Cruyff do të largohet nga klubi në fund të këtij edicioni.
45-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelonës gjatë viteve 2004-2008, ku gjatë kësaj periudhe ai me ekipin katalan fitoi plot gjashtë trofe.
Barcelona në fundjavë u shpall kampion për edicionin 2022/2023 në La Liga, katër javë pa përfunduar kampionati.