Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Deda: Serbia po tenton të përmirësojë raportet me SHBA-të, ne ende flasim për gazin

Gazeta10
07 July 2026 - 21:56

Analisti politik Ilir Deda ka kritikuar qasjen politike të Kosovës, duke thënë se vendi po përballet me mungesë të funksionalitetit institucional, ndërsa Serbia, sipas tij, po punon për përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Deda ka thënë se Serbia po investon në raportet e saj ndërkombëtare, ndërsa Kosova po merret me debate që, sipas tij, nuk e çojnë përpara vendin.

“Serbia është duke investuar për t’i riparuar marrëdhëniet e veta me SHBA-të, ndërsa ne kemi debate koti nëse na duhet apo jo të jemi pjesë e projektit të gazit amerikan”, ka deklaruar Deda.

Ai ka kritikuar mungesën e marrëveshjeve politike për krijimin e institucioneve, duke thënë se Kosova po e bllokon vetveten.

“Nuk duam të bëjmë institucione, nuk duam të përparojmë. Nuk mund të besojmë që ne e kemi vendosur ta bllokojmë veten – kush do ta bëjë qeverinë me 61 deputetë, kush do të jetë presidenti e të tjera”, është shprehur ai.

Sipas Dedës, situata aktuale nuk paraqet një proces normal politik, por mungesë përgjegjësie nga partitë politike.

“Kjo nuk është as proces, as politikë. Kjo është papërgjegjësi”, ka përfunduar Ilir Deda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.