
Nipi i Sefë Mleqanit, Shpetim Gashi ka publikuar këngën “I gjallë me u kthy”, e cila u dedikohet të pagjeturve.
Përmes vargjeve, pasqyrohet malli i nënave shqiptare për bijtë e tyre, të cilët janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
“Kalojnë muaj e kalojnë vite, u plaka tu pritë, krejt nga jeta i kisha dhanë veç ti të ishe kthy”, thuhet në tekstin e kësaj kënge.
Kënga është shkruar nga Naim Krasniqi, teksa muzika dhe orkestrimi është bërë nga Driton Fazliu dhe Muhamet Selimi.
Ndërkaq video është mundësuar nga Donart Thaqi, teksa aktorët që luajnë janë Vjollca Dajaku, Leutrim Bujupi dhe Xhafer Gashi.