
Koncerti i radhës i Elvana Gjatës u mbajt në Milano, ku artistja elektrizoi skenën me hitet e saj më të njohura para mijëra adhuruesve që kishin ardhur për ta parë dhe dëgjuar nga afër.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, me publikun që këndonte në një zë çdo këngë të saj, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël të paharrueshëm.
Këngëtarja publikoi edhe një video të shkurtër nga koncerti, ku shihet dukshëm e emocionuar dhe madje e përlotur nga pritja e ngrohtë e fansave.