Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Deklarata e Kurtit naive” – Rama: Kurti e di shumë mirë për kënd foli Escobari

Gazeta10
20 Qershor 2023 - 21:05

Gazetari Fidan Rama duke komentuar deklaratën e Escobarit për mundësinë e konfliktit rajonal, tha se Bosnja është një nga mundësitë potenciale të një situate ku ka krizë të vazhdueshme politike dhe të sigurisë.

Deklaratën e Kurtit se duhet pyetur Escobarin se për cilin shtet tjetër e kishte fjalën Rama e ka quajtur naive sepse sipas tij Kurti e din shumë mirë se për kënd po flet Escobari.

“Po flasim konkretisht edhe për synimet e hapura të Serbisë në Mal të Zi sepse qasja e qarqeve serbe në këtë shtet janë shumë evidente, përmes bandave, agjencive të inteligjencës dhe investitorëve që nuk dihet kah vijnë”, tha Rama, në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, në televizionin e gazetarëve.

Sipas tij nuk është risi ajo që ka thënë Escobar.

Rama tutje tha se edhe ne duhet të mendojmë për situatën gjeostrategjike.

“Asnjëherë Amerika nuk ka thënë mos e shtri sovranitetin në veri”, tha Rama kurse Shala duke mos u pajtuar me mendimin e tij tha se Amerika po na thotë që meqë ju kam çliruar tani ju duhet të paguani një faturë.

“Ka ardh koha me e pagu një faturë, një milion euro kurse unë i kam vetëm 100 euro, qysh me pagu unë atë faturë, tha Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.