Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deklaratat e Qeverisë për sulme të reja nga Serbia, Quni: Për sigurinë më pak të flasin politikanët, e më shumë institucionet përgjegjëse

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 16:11

Ish – ministri i Mbrojtjes Antoni Quni thotë se deklaratat e krerëve të shtetit se Serbia po përgatit kërcënime dhe sulme të reja ndaj Kosovës, i quan logjikë ballkanike të shekullit të kaluar, të cilat prodhojnë krizë për të mbetur në pushtet.

Në një prononcim për gazetën deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se për sigurinë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse, e më pak politikanët.

“Për situatën e sigurisë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse e më pak politikanët. Duhet të tejkalohet kjo logjikë ballkanike e shekullit të kaluar që prodhon kriza për të mbetur në pushtet”, tha Quni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.