
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka komentuar deklarimin e emisarit të Shteteve të Bashkuara për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se i ka çuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët.
Matoshi ka thënë se Grenelli dëshiron t’u tregojë kosovarëve për rolin që e ka në administratën Trump.
“Po don me iu tregu kosovarëve se është faktor dhe se nuk është njeri i parendësishëm qysh po flasin disa kolegë të mi këtu. Ai don me ju tregu kosovarëve se ka rol shumë të rëndësishëm. Unë parashoh që edhe Kosova në agjendën e administrates Trump është mision i veçantë”, ka deklaruar Matoshi.
Tutje, Matoshi ka thënë se Kosova ka mbetur pezull karshi SHBA-së për shkak të të raporteve të shteteve të mëdha. /Gazeta10/