Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”– Kilaj deklarohet në paraqitjen e tij para Gjykatës Speciale

Gazeta10
09 December 2024 - 13:39

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kilaj u deklarua plotësisht i pafajshëm.

Ish-kreu i Malishevës akuzohet për tentativë për pengim ndaj personave zyrtarë, prokurorëve, në kryerjen e detyrës zyrtare në vitin 2019, dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Kilaj.

Kilaj u arrestua javën e kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale.Po atë ditë u arrestuan edhe ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.