
Para Gjykatës Themelore janë paraqitur tre serbët e arrestuar për krime lufte.
Predrag Miljković avokati i njërit nga tre të arrestuarit, është deklaruar para mediave duke u shprehur se, është mbajtur seanca e paraburgimit dhe pas pak do të bëjnë publik vendimin.
“E mbajtëm seancën e paraburgimit, është i dyshuar që ka kryer ose është përfshirë në krime të luftës. Ne nuk kemi informata të shumta, tash do të marrim kërkesën prej Prokurorisë edhe do të lexojmë”, tha ai.