Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deliu akuzon Kurtin për “dëm të pariparueshëm të shtetit”, reagon Konjufca

Gazeta10
27 October 2023 - 12:50

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shkaktim të “dëmit të pariparueshëm” të funksionimit të shtetit të Kosovës pas pranimit të draftit të planit të BE-së.

Deliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti e hoqi njohjen reciproke në dialogun me Serbinë.

“Pse kaq shumë jo transparencë? Prej kujt po fshihet kryeministri? Prej qytetarëve të Kosovës? Mesazhi është i qartë, sepse politika jonë e jashtme përveçse se ka përmbysur paradigmën se nuk merremi vesh me Serbinë për asgjë, derisa të merremi vesh për gjithçka, kryeministri Kurti i ka bërë dëm të pariparushëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti, sepse njohja reciproke nuk është askund”, tha Deliu.

“Këtë nuk e përmend kryeministri. Ai e përmend Asociacionin, përmend draftin, përmend statutin, por jo njohjen de-jure të Kosovës. Kjo ka ndodhur me qeverinë e Albin Kurtit: Nga njohja reciproke në qendër, ne kemi pranim të një autonomie të serbëve të Kosovës”.

Deliu akuzoi mazhorancën për bojkotimin edhe të një seance tjetër të Kuvendit të Kosovës.

Ndaj deklarimit të Deliu-Kodrës reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky fjalim i deputetes së PDK-së “e legjitimon mospjesëmarrjen e mazhorancës”.

“Me këtë fjalim e legjitimuat plotësisht mospjesëmarrjen e mazhorancës në këtë mbledhje”, reagoi Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.