Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deliu-Kodra: Dëme të mëdha, Skenderajt i duhet ndihmë

Gazeta10
21 January 2023 - 13:04

Vërshimet që nisën që nga orët e para të së enjtes kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Skënderaj, komunë kjo ndër më të prekurat nga përmbytjet.

Ka deklaruar për Kanal10, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila theksoi se jeta e qytetarëve të kësaj komune tashmë është vështirësuar pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga vërshimet.

Për këtë, ajo ka pasur kritika edhe ndaj pushtetit, për siç thotë Deliu-Kodra, komuna e Skënderajt tani ka nevojë për më shumë vëmendje institucionale, shkruan Gazeta10.

“Ka qenë situatë shumë e vështirë në komunën e Skënderajt e në fshatrat përrreth. Dëmet janë të jashtëzakonshme, çoftë në bizneset të cilat janë të shkatërruar pothuajse tërsisht. Jeta e njerëzve është vështirësuar. Shtëpitë, thuajse  janë të shkatërruara në tërësi. Është bërë një punë e jashtëzakonshme e gjithë ekipeve, qytetarëve. Ka pas një solidaritet të jashtëzakonshëm të qytetarëve për të mbështetur njëri tjetrin. Ka pasur disa vizita të ministrave në komunat e përmbysura. Ne nuk e kemi parë ende kryeministrin. Humbjet janë shumë të mëdha dhe natyrisht vëmendje e institucioneve duhet të jetë shumë më e madhe.”, tha deputetja, Deliu-Kodra.

Ajo ka shtuar se komuna e Skenderajt tashmë ka formuar edhe një fond emergjent, i cili që nga dita e hënë do të jetë në dispozicion për qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë familjet që kanë pësuar nga përmbytjet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.