
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi ka ndërruar jetë këtë të diel, raporton Gazeta10.
Me këtë rast, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllimet për familjen Thaçi teksa tha se kujtimi dhe veprat për të do jetojnë gjithmonë.
“Lamtumirë, baca Haxhi!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj.