Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Demhasaj për Kurtin: I ka kap prej Prokurorisë së Shtetit e deri te Prokuroria Speciale

Gazeta10
26 November 2026 - 23:08

Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar qeverisjen e deritanishme, duke deklaruar se për gjashtë vjet nuk është realizuar premtimi për vetting në sistemin e drejtësisë, por, sipas tij, është kapur i gjithë sistemi prokurorial.

Demhasaj ka thënë se pushteti kishte premtuar reforma në disa fusha, përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe drejtësinë, por sipas tij, këto premtime nuk janë përmbushur.

Ai ka theksuar se, në vend të realizimit të reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut, është krijuar një situatë në të cilën, sipas vlerësimit të tij, është kapur i tërë sistemi prokurorial, duke filluar nga Prokuroria e Shtetit e deri te Prokuroria Speciale.

“Ka premtuar në secilën fushë, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, bujqësia e drejtësia, por nuk ka bërë asgjë”, ka deklaruar Demhasaj.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.