Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas takimit me presidenten, Demi: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura

Gazeta10
03 September 2022 - 15:36

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, tha se qëndrojnë prapa paralajmërimit se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës, raporton Gazeta10.

Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ai tha se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se palët, Qeveria dhe SBAShK-u duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”.

Ndërsa, Presidentja Osmani pas takimit deklaroi se mbështet kërkesat e nxënësve dhe të prindërve.

“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.