Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmtohet ura në fshatin Kërpimeh, shtohet rreziku për aksidente, komuna premton zgjidhje

Gazeta10
25 October 2022 - 19:29

Banorët e fshatit Kërpimeh në Podujevë janë shprehur të shqetësuar nga rreziku që po u kanoset nga urat e dëmtuara. Ata thonë se për shkak të një grope të hapur në urën që lidh fshatin Kërpimeh me fshatrat tjera, shpesh herë janë shkaktuar edhe aksidente në trafik. E në gjendje më të mirë, nuk është as ura tjetër në këtë fshat. Nga Komuna e Podujevës kanë thënë se ura në rrugën regjionale është në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës derisa për urën në këtë fshat thonë se do të dalin në vend të ngjarjes për të parë problemin e më pas të intervenojnë.

Raporti: Saranda Alshiqi, Kamera: Euron Hashani.

Gropa e hapur në urën tek rruga që lidh fshatin Kërpimeh në Komunën e Podujevës me  fshatrat përreth po paraqet rrezikshmëri në qarkullimin e veturave e të qytetarëve.

Si shkak i kësaj grope, banorët thonë se shpesh herë janë shkaktuar edhe aksidente në trafik.

Për rregullimin e saj qytetarët thonë se kanë bërë edhe kërkesa në komunë.

E rrezik për banorët po paraqet edhe ura tjetër që gjendet në këtë fshat.

Kjo si shkak i dëmtimit të anësoreve në urë, andaj edhe banorët po vendosin drunj për të evituar rrezikun.

Drejtori i Shërbimeve Publikë në Komunën e Podujevës ka thënë se ura në rrugën regjionale është nën kompetencën e ministrisë derisa për urën e fshatit thotë se do e shqyrtojnë problemin.

Për këtë çështje Ministria e Infrastrukturës nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.