
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi është dënuar ministrja e Tregtësië dhe Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, raporton Gazeta10.
Mustafa ka thënë se Hajdarit as mendja nuk po i shkon me dhënë dorëheqje pavarësisht se është shpallur fajore dhe është dënuar me 700 euro.
Më tej ai ka rikujtuar një moto të Qeverisë Kurti.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ministrja e shkelë ligjin, shpallet fajtore nga gjykata, dënohet veq 700 euro dhe as mendja nuk i shkon për dorëheqje.
Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”? , ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10