Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputetët e EPP-së në Këshillin e Evropës e anulojnë darkën me Ramën

Gazeta10
12 October 2022 - 21:58

Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës ka nxitur reagime përpos Kosovës edhe në Strasbourg.

Anëtarët e partive të djathta, EPP duket se nuk e kanë pritur aspak mirë fjalimin, duke e anuluar një ftesë për darkë nga Rama, sipas një mesazhi që e ka zbuluar Kanal10.

“Anëtarë të Grupit të EPP/CD, me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se pas fjalimit të sotëm në Asamble nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, Komiteti Presidencial ka marrë vendim për të refuzuar ftesën e kryeministrit për një darkë pune me të “, ka shkruar Aleksander Pociej, kryetar i grupit të EPP/CD./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.