Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetët e VV-së mahniten me investimet e Prishtina Mall

Gazeta10
19 July 2023 - 13:45

Pesë deputetet e VV-së  në emisionin “POLITIKOFF” kanë komentuar investimet e qendrës tregtare më të madhe në Kosovë, Prishtina Mall.

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se është një investim fantastik dhe më në fund Kosova ka arritur të ketë një qendër tregtare të tillë.

“Me thënë të drejtën është një investim fantastik dhe çdo njeri që e sheh këtë vend do të thotë që më në fund Kosova ka arritur të ketë një qendër tregtare të tillë dhe uroj shumë që të jetë i susksesshëm sepse kur janë këta të sukseshëm edhe shteti është i sukseshëm”, ka thënë Basha.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo qendër tregtare nuk dallon asgjë  nga qendrat  tjera anë e mbanë botës.

E deputeti i VV-së Alban Bajrami ka thënë se Kosova ka klimë adekuate për investimet edhe është një vend i preferuar për investime.

“Sigurisht klima adekuata për biznese është shumë e rëndësishme edhe këto bisnese pa pasur klimë të mirë në Kosovë nuk kanë investuar edhe ata të cilët e kanë bërë këtë janë të zot. Kosova është një vend stabil dhe i preferushëm për investime edhe pse jemi një vend i vogël kemi përparuar mjaftë shumë”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti tjetër i VV-së, Mefail Bajqinovci ka treguar se është hera e parë e tij që është në Prishtina Mall si dhe për të ka thënë se nuk ka në Evropë si kjo.

“Hera e parë që vi në Prishtina Mall dhe shumë po më pëlqen, unë kam qenë në vende të ndryshme por nuk kam parë hapësirë dhe vendi të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Arbër Rexhaj ka thënë  në “PolitikOFF’’, se personalisht dy investitorë i ka propozuar tek Ministria e Ekonomisë dhe se raste të tilla ka shumë.

“Personalisht për shembull si deputet i kam dërguar dy investitorë që kanë pasur kërkesë të investojnë në Kosovë, te ministrja Rozeta Hajdari. Të tilla ka kërkesa pothuajse çdo ditë dhe besoj që ministrja po i shqyrton me kujdes mirëpo që ka kërkesë ka, unë e di që 20% prej tyre kanë filluar me punu këtë vit por mos harroni që Kosova tokat që i ka janë ose në AKP ose në komuna dhe në këtë rrafsh po e ka problem për me nda hapësira për biznese”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.