Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputetët multietnik në PolitikOFF përshëndesin në gjuhën e tyre amtare (VIDEO)

Gazeta10
21 July 2023 - 10:32

Deputetët multietnik, Elbert Krasniqi, Dude Balje, Erxhan Galushi, dhe Bahrim Shabani në fund të emisionit PolitikOFF në Prishtina MALL kanë përshëndetur në gjuhën e tyre amtare.

Erxhan Galushi, nga Lëvizja Parlamentare e Romëve të Kosovës, ka thënë se komunitetit të tij i uron së pari shëndet, dhe pastaj verën ta kalojnë sa më mirë.

“Së pari ju urojë shëndet dhe këtë verë ta kaloni sa më mirë, dhe të keni atmosferën dhe harmoninë e përbashkët familjare”, tha ai.

Duda Balje, deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, ju uron boshnjakëve një kohë sa më të bukur së bashku me familje.

“Të nderuar boshnjakë un ju urojë një kohë të bukur me familjen edhe me personat të cilët ju doni, pas datës 11 korrikut ku ka shënuar Gjenocidin e Srebrenicës, ne nuk po fesojmë shumë, por që koha ma e lumtur do të vijë kur diaspora do të vijë dhe të jemi të gjithë boshnjakët së bashku”, tha ajo.

Deputeti Bahrim Shabani, nga radhët e komuniteteve joshumicë, i ka përshëndetur boshnjakët dhe i ka uruar të kthen në vendlindjen e tyre shëndoshë e mirë.  

“I përshëndes boshnjakët kudo që janë, dhe i urojë që të kthen në vendlindjen e vet shëndoshë e mirë”, tha ai.

Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë në fund të emisioninit PolitikOFF, që është hera e fundit që vetëm mërgimtarit vinë, pasi që nga viti i ardhshëm lëvizjen e lirë pa viza do ta kenë edhe qytetarët e Kosovës.

“Është hera e fundit që mërgimtarët vijnë në Kosovë pasi që nga viti i ardhshëm, edhe qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë të vizitojnë familjarët e tyre në Evropë”, tha ai në PolitikOFF./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.