Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti gjerman takon Lajçakun: Ballkani Perëndimor na përket neve

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 11:03

Deputeti gjerman Peter Beyer ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Vjenë, raporton Gazeta10

Beyer thotë se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë idenë themelore të Evropës dhe se është e qartë Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

“Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës”.

“Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!” ka shkruar Beyer në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.