Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes i moshuari pasi u rrëzua në banesën e tij në Jalë

Gazeta10
28 June 2026 - 21:03

Një 74-vjeçar ka vdekur ditën e sotme në Jalë, në ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një rrëzimi brenda banesës.

Sipas informacionit paraprak, viktima, me inicialet F.A., dyshohet se është rrëzuar në ambientet e banesës së tij, duke pësuar dëmtime fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
18 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.