Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i Kuvendit të Serbisë: Nëse kryeministri s’ka forcë për ta shkarkuar Paunovicin, duhet të japë dorëheqje vetë

Gazeta10
17 July 2026 - 15:04

Deputeti serb, Pavle Grbovic, ka reaguar lidhur me deklarimet e vazhdueshme të ministres serbe, Snezana Paunovic për “Spastrim etnik” dhe për “depërtim” të shqiptarëve të Kosovës qysh në vitin 1998.

Ai ka thënë se zhvendosja ose transferimi i detyruar i njerëzve përbën krim lufte dhe krim kundër popullësisë civile. Ai ka shtuar se sqarimi i Paunovic për deklaratën e saj tregon për natyrën kriminale të politikës që ajo përkrah dhe thotë se sqarimi vjen edhe pasi Vuçiq e Bërnabic u distancuan nga deklarimi i saj i parë.

“Me këtë shpjegim, ministrja e konfirmoi natyrën kriminale të politikës që mbështet, edhe pasi presidenti Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, u distancuan nga deklarata e saj.Ministrja duhet të shkarkohet që nesër. Nëse kryeministri nuk ka forcën politike për ta bërë këtë, atëherë ai vetë duhet të japë dorëheqje.Nëse asnjëra prej këtyre nuk ndodh, atëherë është e qartë se e gjithë pushteti ekzekutiv ndan të njëjtat qëndrime kriminale si ministrja Paunović”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.