Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i PDK-së e thumbon Sveçlën: Ndoshta ka shku me ruajt kufirin

Gazeta10
10 November 2022 - 12:49

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, e ka “thumbuar” Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, i cili nuk ishte në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Reçica ka thënë se ndoshta Sveçla ka shkuar që ta ruajë kufirin, duke e lidhur me situatën në veri të vendit.

“Ministri mdoket s’qenka këtu, nashta ka shku me rujt kufirin atje”, ka thënë Reçica.

Për pyetjen që donte ta parashtronte, deputeti tha se po e pret Ministrin që “ta kryej ndërrimin”.

“Po e pres Ministrin, kur te kryen ndërrimin, pastaj ia parashtroj pyetjen”, ka thënë Reçica.

Pyetja e tij ishte lidhur me mos lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera identifikuese./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.