Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: UÇK-ja me NATO-n e kanë çliruar Kosovën, veriun e çliroi Kurti bashkë me ministra e deputetë

Gazeta10
07 Janar 2025 - 15:02

Anipse zyrtarisht nuk ka filluar ende, partitë politike ka muaj që kanë nisur fushatën zgjedhore.

Madje tani kësaj çështje i janë vënë edhe më intensivisht.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, fushatën po e zhvillon edhe me deklarata paska të çuditshme.

Një të tillë e bëri edhe në një tubim të fundit të VV-së.

Batusha tha se UCK-ja me NATO-n e çliruan Kosovën, por se sipas tij veriun e çliroi Kurti me ministra e deputetë.

“Po UÇK-ja me NATO-n e kanë çliru Kosovën, po veriun e çliroi Kurti 2, qeveria Kurti bashkë me ministra e deputetë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.