Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputeti i VV-së ‘godet’ Isa Mustafën: Bëri pazare për pushtet

Gazeta10
16 January 2023 - 23:31

Sipas deputeti të Vetëvendosjes, Salih Zybame ardhjen e kësaj partie në krye të Qeverisë, ka ndërruar edhe mendësia e qeverisjes në Kosovë karshi dialogut me Serbinë.

Zyba në Prime Time në Kanal10 ka kritikuar qasjen e ish-kryeministrit, Isa Mustafa për negociatat me Serbinë, duke e quajtur madje se ka bërë edhe pazare për pushtet, shkruan Gazeta10.

“Ka ndërruar qeveria, ka ndërruar mendësia e qeverisjes. I bjen që edhe përgjegjësi për negociim ka ndërruar. Isa Mustafa nuk është më me bë këso pazare. Ka qenë pazar për pushtet fillimisht. Minimumi i asaj kohe me këtë negociim, u pa. U pa edhe në disa raporte edhe mediave vendore e ndërkombëtare, fakti që ka të gjetura se si është negociuar edhe për sigurinë e veriut. Pozita të larta shtetërore, kanë ardh në pushtet edhe për pozitat politike. Por, e vecanta është se kanë negociuar edhe për pozita të ngushta, duke përfshirë edhe veriun”, tha Zyba tutje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.