Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputeti i VV-së: Opozita zgërdhihej derisa Qeveria e ndaloi referendumin serb

Gazeta10
24 November 2022 - 20:50

Në emisionin “Politiko”, deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj duke komentuar marrëveshjen e fundit për targat të arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruara, se Kosova ka dalur fituese nga kjo marrëveshje.

Rexhaj ka treguar arsyet se përse Kosova ka fituar por edhe ka kritikuar opozitën duke thënë se ata “zgërdhiheshin, kur qeveria arriti të ndal referendumin e Serbisë në Kosovë”.

“Unë mendoj që ka fituar Kosova, nuk humbi Kosova. Pse fitoj Kosova? Sepse prej që kemi ardhur në Qeveri ne kemi arritur kur të tjerët dërdëllisnin dhe zgërdhiheshin në aspektin ironik, kemi arritur me ndal referendumin, me zbatu qarkullimin e lirë. Fitoi Kosova sepse në aspektin teknik, kemi një pezullim të prodhimit të targave, sigurisht ato nuk do të jenë në periudha të gjata të përjetshme kanë afatë skadencë dhe sigurisht kur ju kalon afati i skadences ato do të regjistrohen RKS.”, ka deklaruar Rexhaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.