
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se fjala e lirë është diçka e shenjtë dhe se ai qëndron mbrapa idesë se më mirë është të ketë shtyp të lirë pa shtet sesa anasjelltas.
Basha teksa foli për rastin pezullimit të licencës së biznesit për televizionin Klan Kosova, tha se të njëjtit kanë probleme me ligjin e jo pushtetin, raporton Gazeta10.
‘’S’kanë problem me pushtetin, me ligjin po. Me pëlqen ai komunikimi i Jeffersonit me G.Washingotn edhe thotë Jefferson thotë se më mirë është më pas gazeta pa qeveri, sesa qeveri pa gazeta për shtypin e lirë në atë kohë. Edhe unë mendoj se më mirë është me pas shtyp të lirë pa shtet se shtet pa shtyp të lirë, edhe qëndroj prapa kësaj.’’, tha ai në “Politiko’’.
Tutje, ai ka thënë se beson në fuqinë e lirisë së shprehjes, duke përmendur si shembull se SHBA-ja është shëndërruar në superfuqi botërore pikërisht se ka respektuar këtë të drejtë më shumë se çdo vend tjetër.
Basha teksa foli për problemet e Klan Kosovës, pretendoi se ”ata kanë mashtruar me lokacionin”./Gazeta10