
Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket çështjes së veriut.
Ai tha se Qeveria e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe strategji me SHBA-në, transmeton Gazeta10.
“Nuk kemi asnjë impakt, edhe në kuptimin vleror e strategjik, ne ndajmë të gjitha synimet me SHBA-në. Ne e duam një Ballkan në një ballkan që jeton në paqe, ku sundon rendi e ligji. Kosova është duke ecur në këtë drejtim. Regresi është në dy vendet, Shqipëri e Serbi.”, tha Muja në Politiko në Kanal10.