
Deputeti i VetëVendosjes, Ardian Gola, me një postim në Fcebook, ka thënë se në qëndrimet e tij politike sidomos për sindikatën në rrjetet e tij sociale, i shpreh vetëm si qytetar apo prind, raporton Gazeta10.
Kjo është thënë pas një ore kur postoi së mësimi duhet të fillojë e fëmijët nuk duhet të përdoren si mjete sindikale.
“Me perdorimin e femijeve si mjete sindikale, cdo fitore sindikale i ngjan fitores se Pirros. Dallimi eshte se Pirro kishte sakrifikuar ushtaret e vet.”, tha Gola.
Sipas Golës, Qeveria ka ndërmarrur hapa të duhur duke ofruar 100 euro shtesa ekonomike.
“Qeveria ka bere hapa domethenes, ndersa sindikata vec eshte barrikaduar “ja 100 eur, ja greva vazhdon.”, përfundoi Gola./Gazeta10.