Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e LDK-së: Kërkoju falje qytetarëve, kryeministër i turpit

Gazeta10
03 September 2022 - 16:20

Sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, kryeministri Albin Kurti sot bëri fyerjen më të madhe ndaj qytetarëve, të cilët thotë se si rezultat i keqqeverisjes së tij detyrohen ta lëshojnë vendin çdo ditë, raporton Gazeta10.

Ajo tha se Kurti i quajti analfabetë ata që po largohen për të punuar në Gjermani, për një jetë më të mirë.

Krasniqi shprehet se poshtërim më të madh nuk ka se sa ky, teksa i kërkoi Kurtit që të pendohet për këtë deklaratë.

“Kërkoju falje qytetarëve. Kryeministër i turpit!”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.