Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e LDK-së: Në rast të luftës, Kurti dhe deputetët e VV-së do të ikin të parët

Gazeta10
27 September 2022 - 17:53

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se në rast të shpërthimit të luftës ashtu siç ka deklaruar kryeministri Kurti, sipas saj kreu i ekezekutivit bashkë me partiakët e tij të VV-së, do të ikin të parët.

Bunjaku-Rexhepi në Info10 tha se shefi i Qeverisë ka përgjegjësi të madhe kur flet para qytretarëve, madje sipas saj i  njëjti nuk duhet të ndjellë panikë te ta, shkruan Gazeta10.

“Ku është arsyeja që mund të bëhet lufta sipas Kurtit, kur është NATO? A Albin Kurti e deputetët e tij kanë me na mbrojtë neve a? Po nuk kemi me mujt me i nxon nëpër shtete të Evropës, ata kanë edhe pasaporta të Shëipërisë, Kurti e ka familjen në Norvegji atje shkon. Kurti ka përgjegjësi kur flet para qytetarëve, duhet t;i bëjë të ndihen mirë ata “, tha Bunjaku në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.