Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e LDK-së: Pas tërheqjes së Sejdiut, s’ka biseda për kandidatin e ri për president

Gazeta10
15 September 2026 - 12:29

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president, deri tani nuk ka pasur biseda apo iniciativë të re për një kandidat tjetër.

Sipas saj,  LDK-ja është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa theksoi se si parti politike do të kontribuojë në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale.

“Deri në këtë moment nuk ka as biseda, as ndonjë iniciativë të tillë. Tani ju e dini që ka lëndë të dërguara në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi, para së gjithash jemi të interesuar për vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese për procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, prandaj kjo do të na sqarojë njëherë rrugëtimin e këtij konstituimi dhe normalisht si parti politike duhet të kontribuojmë në dialog, por deri në këto momente nuk është se kemi pasur diçka të re”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu deklaroi se LDK-ja, që nga fillimi, ka kontribuar për gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet, duke theksuar se prioritet i saj ka qenë konstituimi sa më i shpejtë i tyre.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.