
Deputetja e VV-së Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në emisionin PrimeTime ka thënë se liberalizimi i vizave është një çështje që nuk varet nga Qeveria dhe shteti 100% por nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, raporton Gazeta10.
“Ne po e shohim se cilat janë politikat brenda për brenda Bashkimit Europian dhe po ashtu po jemi të vetëdijëshëm që ky proces nuk po varet nga 100% dhe ekskluzivisht prej asaj se çfarë po bënë shteti dhe Qeveria jonë por se është në dorën e vendeve anëtare kryesisht të ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare të cilët po qe se shohin se kanë dyshime për ndonjë çështje të caktuar edhe mund ta bllokojnë procesin.”, tha deputetja./Gazeta10.