Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Der Standard: Shefi i EULEX-it, i shtyrë nga lidhja personale, i dha donacione ish deputetes së LDK-së

Gazeta10
17 August 2022 - 17:30

Der Standard – gazetë austriake më 14 gusht të këtij viti ka publikuar një artikull rreth disa dyshimeve se kreu i EULEX-it, Lars Gunar – Wingermark, e ka ndihmuar Komitetin Paralimpik në Kosovë, për shkak të raporit të tij privat me drejtuesen e këtij komiteti. 

Gazeta austriake drejtueses së komitetit i është referuar vetëm si Zonja E, e që drejtuese e tij është ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Njomza Emini. 

“Thashethemet po qarkullojnë prej javësh në kryeqytetin e Kosovës. Dyshimi: Kreu i EULEX-it, suedezi, Lars Gunnar Wigermark, i ka dhënë mbështetje Komitetit Paralimpik të Kosovës pjesërisht për shkak të raportit privat me kryesuesen e Komitetit Paralimpik Znj. E. Në mënyrë specifike bëhet fjalë për donacione, por edhe për evente”, thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës. 

Tutje, gazeta shkruan se Misioni i EULEX-it, nuk është përgjigjur në pyetjet e tyre se Wigermark ka raporte private me drejtuesen e këtij komiteti. 

Der Standard thekson se në dhjetor të 2021, EULEX i ka dhuruar pajisje teknologjike dhe mobilie nga sotku tepricë për Komitetin Paralimpik.

Artikullin e plotë të gazetës mund ta lexoni në këtë link./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.