Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Gazeta10
12 October 2025 - 12:17

Procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt dhe deri tani nuk janë raportuar parregullsi që do të mund të cenonin integritetin dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor në teren dhe institucionet përgjegjëse për tu siguruar se çdo aspekt i procesit të vazhdojë sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore.

Deri në orën 11:00 për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë votuar 7.84 për qind apo 158 mijë e 619 votues.

 

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi i votimit deri tani po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.