Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmitari i mbrojtur: Babain tim e morën dhe e torturuan vetëm pse ishte polic në ish-Jugosllavi

Gazeta10
29 March 2023 - 15:59

Në dhomën e provave nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka filluar dëgjimi i një dëshmitari  tjetër të mbrojtur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitarit së dytë në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ai pretendon se disa pjesëtarë të UÇK-së  babai i tij e kanë  kidnapua vetëm pse kishte punuar polic në ish-Jugosllavi.

Prokuroria vazhdoj me pyetjen e saj duke e pyetur se a iu tregoj babai se çfarë pyetje i kanë bërë kur e kanë marrë.

“I kanë thënë si ke punuar ti me policinë e ushtarëve serb? I kanë thanë disa gjëra tjera si, prano që i ke vra 100 vetë e ke dhunu. Baba i ka thanë, qitma nja nër sy që e kam bo atë se e kam vra dhe do t`i pranoj krejt”, tha dëshmitari.  

Prokuroja më tej e pyeti dëshmitarin se cila ka qenë arsyeja e ndalimit në Kukës, a ka ka kryer ndonjë krim apo për çfarë arsye ishte ndaluar?

“Vetëm si polic që u konë, si i thonë spiun, për detyrën e vet që e ka mbajt si oficer policie”- sqaroi dëshmitari i mbrojtur.

Seanca është duke vijuar ende, Pjetër Shala gjykimin po e ndjek përmes video-lidhjes.

Krimet për të cilat ngarkohet Shala pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.