Gazeta10

Dëshmitari kundër Thaçit dhe të tjerëve: Gjatë luftës përkrahnim LDK-në, sot e mbështesim Kurtin

Dëshmitari i njëzetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, ka folur për një familjar të zhdukur e për të cilin pretendon se ishte marrë nga anëtarë të UÇK-së. Arsyet për këtë, në gjykatore u tha, se kishin të bënin me xhelozinë në fshat si dhe faktin që ai ishte përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 4368, ka thënë se ai dhe familja e tij gjatë periudhës së luftës kishin përkrahur hapur LDK-në.

Por sot, derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Rexhep Selimit, Eric Tully, ka thënë se nuk është mbështetës i kësaj partie por i kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa në pyetjet e avokatit të ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, dëshmitari është përgjigjur edhe për një rast kur sipas tij kishte shkuar për të takuar Adem Demaçin, por i njëjti sipas tij nuk i kishte pranuar.

Ai ka thënë se aty kishte parë edhe Albin Kurtin.

Pjesë të mëdha të dëshmisë së tij gjykata i ka transmetuar me përmbajtje të redaktuar apo janë dhënë në seancë private.

Gjithashtu seanca është mbyllur sa herë që pyetjet kanë pasur të bëjnë me emra të personave të tjerë.

Dëshmitari ka thënë se të afërmit e tij, “numri 1” dhe “numri 2” u kishin dhënë para serbëve për të mos e futur në burg “numrin 2”.

Ai gjithashtu ka thënë se “numri 1” është përfshirë edhe në rastet me fshatarë të tjerë për të kuptuar se sa para donin serbët.

Kjo seancë po karakterizohet me redaktime të shumta si dhe mbyllje për publikun.

Gjithashtu, disa pjesë të dëshmisë së dëshmitarit nuk janë kuptuar për shkak të modifikimit të tepërt të zërit.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri