Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Dëshmitari u dëgjojke tu e mësu EULEX-i çka me fol”- Zeka zbulon detaje nga gjykimi ndaj tij

Gazeta10
22 February 2023 - 21:33

Milaim Zeka në “Politiko” gjatë komentimit të bastisjes së sotme të banesës së ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka folur edhe rreth një gjykimi që i ka ndodhur atij ku të përfshirë kanë qenë edhe EULEX-i.

Zeka në “Politiko”, ka thënë se në pauzë e kanë dëgjuar EULEX-in falë nja gabimi, duke e mësuar dëshmitarin se çfarë të flas dhe kjo e ka ndryshuar qëndrimin që pastaj ka marr trupi gjykues ndaj tij.

“Në pauzë e kishin harru kamerën lëshuar EULEX-i edhe thanë po marrim pauzë, dëshmitari që dëshmojke përmes linkut, e nijtem ne në kamerë që po e mëson EULEX-i çka me fol. I thamë trupit gjykues, EULEX-i po e mëson dëshmitarin çka me fol, tha ktheje ktheje, kenë krejt avokatët ndërkombëtar. Tha po është e vërtet dhe këtu ka bë ndryshim radikal trupi gjykues.”, ka thënë Zeka.

Për të kuptuar saktësisht se për cilin rast po bëhet fjalë, ndiqeni videon e më poshtme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.