Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia

Gazeta10
11 April 2023 - 10:01

Në seancën e gjykimit ndaj ish krerëve ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Dëshmitari i parë i Prokurorisë Speciale është një grua dhe dëshmia e saj do të zgjasë 4 ditë.

Ajo ka dhënë edhe deklaratën në betim që do të thotë të vërtetën gjatë dëshmisë së saj.

Lluka Mishetiq, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar 14 orë kohë që t’i parashtrojë pyetje dëshmitares.

Ndërkohë që Prokurori ka kërkuar që seanca tash për tash të mbyllet për publikun.

Ndryshe, pas më shumë se dy vitesh nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.