
Dëshmitarja serbe Dragica Bozhaniq gjatë dëshmisë së saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, ka folur rreth sulmit që ajo pretendon që e kanë pësuar nga ushtarët shqiptarë.
Bozhanic gjatë luftës në Kosovë kishte jetuar në fshatin Zoqisht të Rahovecit.
Ajo gjatë dëshmisë së saj ka treguar se me shqiptarët nuk kishin pasur problem të mëhershme, madje ajo ka përmendur një marrëveshje të përbashkët me UÇK-në me qëllim që ta ndihmon njëri-tjetrin.
Tutje ajo ka treguar që djali i saj ishte dërguar për shërbim ushtarak në ushtrinë e Serbisë, dhe një kushëri i saj gjithashtu, raporton Gazeta10.
Në dëshmin e saj Bozhaniq thotë se përveç raporteve të mira me komshinjët e saj shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë është befasuar nga sulmi i UÇK-së, për siç thotë ajo, ushtarët u kishin thënë asaj dhe familjes së saj se qëllimi nuk është t’i vrasin serbët, por vetëm t’i mbajnë të arrestuar për një kohë të shkurtër.
Më poshtë mund të ndiqni një pjesë të dëshmisë:
Pro: Në të shkuarën keni dhënë shumë deklarata. A të kujtohet që bëmë disa korrigjime?
Dsh: Po
Pro: Çfarë korrigjimesh? A ishin pasqyruar këto ndryshime?
Dsh: Po
Pro: Ti ke thënë se bashkëshorti ka qenë mësues?
Dsh: Po. Edhe drejtor shkolle.
Pro: Bashkëshorti a ishte anëtar i Policisë apo Ushtrisë serbe?
Dsh: Jo. Kishte problem me veshkë dhe për këtë arsye nuk ka qenë në ushtri.
Pro: Burrat e fshatit tëndë e kishin për detyrim që të kryenin shërbimin ushtarak?
Dsh: Mesa di unë, burrat e tjerë e kanë pasur detyrimin. Por jo burri im.
Pro: Ky detyrim ishte edhe për shqiptarët?
Dsh: Po
Pro: A e ka pasur raporte burri juaj me këtë personin që e përmendëm në seancë private?
Dsh: Burri im e mbajti fjalën fatkeqësisht, ata e thirrën dhe e pyetën nëse do të ofronte ndihmë dhe nuk e lejoi. Ky personi nuk e mori fjalën. Na morën dhe na sulmuan më 18 korrik. Në oborr na morën, dhe kur e pashë këtë burrin u befasova sepse kishte pasur marrëveshje që ndryshe kishte rënë dakord. Na morën, hynë në shtëpitë tona me forcë, kërkuan disa gjëra. Na thanë uluni të gjithë, ne u ulëm. Djalin ma plagosën, sepse kishin hedhur bomba. Unë fillova të qaja dhe nuk e dija më çka të bëja.
Pro: Sa kohë e njihte ky personi bashkëshortin tuaj?
Dsh: Nuk ta them dot me saktësi, por e njihnin njëri-tjetrin mirë. Së fundmi kur po ndërtonim shtëpinë erdhi dhe i vuri dyert. Po mos ta njihnin, nuk do të vinte ta vizitonte për marrëveshje.
Pro: Në deklaratën e mëprashme ke përmendur disa burra. Ke përmendur disa emra. Ndonjë nga këta burrat a ka qenë anëtar aktiv i ushtrisë serbe?
Dsh: Me sa e di unë jo.
Pro: Këta burrat e fshatit tëndë që u arrestuan nga UÇK-ja. A kishin marrë pjesë në luftime kundër UÇK-së?
Dsh: Jo
Pro: A kishte luftime në regjionin ku qëndronte UÇK-ja para 17 korrikut?
Dsh: Jo.
Pro: Ku ishin fushat ku punonin serbët në raport me fushat e shqiptarëve?
Dsh: Fushat të përziera. Kishte fusha vetëm serbët, vetëm shqiptarët. Krejt normale.
Pro: Sa shpesh shiheshin kur punonin fushat e tyre serbët e shqiptarët?
Dsh: Çdo ditë. Kishte respekt të ndërsjellë.
Pro: Djali juaj i madh dhe një tjetër kanë shërbyer në ushtri. Ditën kur ndodhi sulmi më 17 korrik 1998, këta dy persona ishin aty?
Dsh: Jo, burri im kishte dërguar djalin vullnetar në ushtri për të bërë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe nuk duhetj të qëndronte aty gjatë. Pastaj do kthehej. Sa i përket Zllatko Bozhaniqit, ai ka qenë mercenar, dhe ka shkuar të punojë për para. Shkoi në ushtri me pagesë.