Gazeta10

“Dështoi projekti serb për ndarjen e Kosovës” – Berisha për “Ballkanin e Hapur”

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se me dështimin e nismës së “Ballkanit të Hapur”, ka dështuar projekti serb për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë të dielën se ideja për Ballkanin e Hapur, e nisur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati plan zhdukjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe të paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe.

Berisha shkroi në Facebook të dielën se qëllim i “Ballkanit të Hapur” ishte edhe kundërshtimi i Procesit të Berlini.

“Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpërmjet saj, asaj ruse në rajon. Por projekti i vendosjes së hegjemonisë serbe u mbështet fuqishëm edhe nga Alexander Soros, i cili në çdo takim të aleancës trilaterale destabilizues paraqitej si padrino i takimit dhe lobonte fuqishëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera për mbështetjen e Ballkanit të Hapur në kundërshtim me interesat perëndimore në rajon”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, kryeministri Rama, në emër të këtij projekti, e mbronte me fanatizëm refuzimin e Beogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s, ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, raporton Koha.net.

“Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian. Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi ne arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen europiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shkullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të”, shtoi Berisha. /Gazeta10/

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?