Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dështon seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, senaca e radhës më 6 qershor

Gazeta10
24 Maj 2023 - 11:54

Në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar  seanca fillestare lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

T7, raporton se seanca ka dështuar meqë mbrojtja ka thënë se nuk i ka të gjitha provat.

Seanca e radhës është caktuar për datën 6 qershor.

Aktakuza për këtë rast është ngritur para tri javësh nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, kishte deklaruar se ndaj K.M dhe K. M është ngritur aktakuzë si bashkëkryes së vrasjes së rëndë, derisa ndaj H. M për nxitje së vrasjes së rëndë.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë për tragjedinë e Gllogjanit, ku ishin vrarë tre persona.

“Ju njoftoj se pas hetimeve, Prokuroria sot me datë 5 maj ka ngritur aktakuzë kundër K. M dhe K. M për veprën penale si bashkëkryes së vrasjes së rëndë”, kishte deklaruar Gashi, para gazetarëve.

Për M. M, Gashi kishte njoftuar se kanë pushuar hetimet meqë Prokuroria “nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në përgatitjen, ndihmë apo zbatimin e aktit të krimit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.