
Ka dështuar seanca gjyqësore e cila është paraparë të mbahet të enjten në rigjykimin në rastin “Veteranët”.
Kjo për shkak se në seancë ka munguar i akuzuari Shukri Buja.
Gjyqtari i lëndës Gazmend Bahtiri ka thënë se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor derisa ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet më 31 tetor.